Kongresmeni Keith Self kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO: Nevojitet për stabilitetin në Ballkan!

14 Maj 2026 | 10:13

Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj pesë vendeve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke theksuar se integrimi i plotë i saj në strukturat euroatlantike është thelbësor për stabilitetin e rajonit.

Self i bëri deklaratat gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ku u diskutua mbi zhvillimet e sigurisë në Ballkan dhe rolin e SHBA-së në Evropën Juglindore.

Sipas kongresmenit republikan, fakti që disa shtete të NATO-s vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës krijon pengesa politike dhe institucionale që frenojnë avancimin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në të ardhmen në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, deklaroi Self.

Ai nënvizoi se në kushtet e tensioneve globale dhe sfidave të reja të sigurisë, mbështetja amerikane për Kosovën mbetet vendimtare jo vetëm për rajonin, por edhe për forcimin e demokracisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

Self shtoi gjithashtu se angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor duhet të vazhdojë, përfshirë koordinimin më të ngushtë me aleatët e NATO-s lidhur me çështjen e Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumica e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, megjithatë pesë shtete të Aleancës vijojnë të mos e njohin atë, duke mbetur një nga pengesat kryesore në procesin e integrimit ndërkombëtar të Prishtinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 69-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës

Një rast dhune në familje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Bashkëshorti ka dhunuar rëndë gruan e...
17:29 | 27/06/2026

Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë ditën e djeshme, kur deputetët e partisë në pushtet “Georgian Dream” dhe ata të opozitës “For...
16:16 | 27/06/2026

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit

\Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, i zhvilluar këtë të...
10:15 | 27/06/2026