Kongresmeni Lawler letër Kurtit: Mbështetja e SHBA për Kosovën mbetet e fortë

26 Dhjetor 2025 | 19:13

Kongresmeni republikan, Mike Lawler i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në letër, Lawler shprehet se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e fortë dhe dypartiake.

Sipas tij veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

Përpjekjet e tilla, thuhet tutje në letër, janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor. Kurti në postimin e tij ku ndau letrën e Lawler u shpreh se partneritet mes dy vendeve është strategjike.

“Në administratën e demokratëve e fituam lirinë. Në administratën e republikanëve e shpallëm pavarësinë. Me administratën e fundit të demokratëve morëm grantin më të madh në historinë e vendit, 202 milionë dollarë investim në energji. Me administratën e tanishme republikane po e forcojmë si asnjëherë më parë ushtrinë dhe mbrojtjen me armatim dhe sisteme amerikane. Partneriteti ynë është strategjik, aleanca jonë është vlerore, miqësia historike, andaj edhe mbështetja për shtetin tonë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dypartiake. Falënderoj kongresistët Mike Lawler (R) dhe George Latimer (D) për letrat uruese dhe për angazhimin e vazhdueshëm që kanë në forcimin e raporteve ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026