Konsultimet për datën e zgjedhjeve, partitë e vogla propozojnë 4 majin

20 Nëntor 2024 | 10:58

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nisi sot konsultimet me partitë politike në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i PAA, Agron Duka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule mbërritën paraditen e së mërkurës për konsultime në presidencë.

Mësohet se pas konsultimeve partitë e vogla propozuan datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kreu i PAA, Agron Duka tha në një komunikim për mediat se qëllimi është që zgjedhjet të mbahen para Komunitetit Politik Evropian që mbahet në 9 maj dhe mbledh në Tiranë liderët e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Britania e Madhe e Turqia.

“Propozuam datën 4 maj, duke qenë se në 9 maj është një event që mbledh kryeministrat e Evropës dhe data 11 maj do ishte e papërshtatshme pasi mund të paragjykohet”, tha Duka.

Ndërkohë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi do të zhvillojë një takim më vete me presidentin.

Pritet që konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvilloje nga fillimi i javës së ardhshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026