“Kontestohet lista e mbyllur e PD në Fier”, peticion Berishës: S’është fituese

12 Mars 2025 | 18:46

Një grup firmëtarësh të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, konkretisht nga zona e Divjakës, i kanë dërguar Kryesisë së PD dhe kreut të kësaj partie, Sali Berishës, një peticion për të shprehur pakënaqësitë e tyre mbi listën e mbyllur të kandidatëve për këtë qark.

Ata kërkojnë përfshirjen e emrit të Elisabeta Rredhi, kandidate e cila u vlerësua gjatë primareve të këtij qarku me votën e 492 anëtarëve.

“Pas procesit te primareve qe percaktonte se pushteti politik per zgjedhjen e kandidaturave per deputet do ta kishte anetaresia, deri tani sipas informacioneve rezulton nje farse dhe me perzgjedhje klanore.

Ne po ndjekim me shqetesim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe qendrese, serish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po gjenden artificie per shmangjen e tyre duke na demotivuar per te punuar ne funksion te fitores se PD.

Ne si dege e PD Divjake nuk ndiehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur.Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021.

Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh”, thuhet ndër të tjera në peticion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026