Kontrolle të vazhdueshme në bregdetin e Durrësit, vijon lirimi i hapësirave publike

22 Korrik 2025 | 16:08

Policia ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, në kuadër të operacionit të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga subjekte private.

Gjatë një operacioni të realizuar në plazhin e Gjirit të Lalzit, autoritetet arritën të sekuestronin 78 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa leje.

Operacioni u realizua nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, të cilët kontrolluan me kujdes çdo zonë të bregdetit për të hequr ndërtimet e paligjshme që pengojnë përdorimin e hapësirave publike.

Gjatë kontrolleve, dy shtetas u arrestuan dhe u proceduan penalisht për veprën penale të “Përdorimit të paligjshëm të tokës shtetërore”. Ata janë Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 vjeç, të dy banues në Ishëm, Durrës. Materialet iu referuan Prokurorisë për procedim më tej.

Operacioni “Plazhi i lirë” ka për qëllim pastrimin e plazheve nga aktivitetet e paligjshme, duke garantuar aksesin e qytetarëve në hapësirat publike dhe përmirësimin e kushteve të pushimit dhe turizmit në këtë zonë bregdetare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026