Kontrolli Teknik lehtësisht nëpërmjet prenotimit online
Sepse është detyrim ligjor
Në mënyrë qe ju të përmbushni detyrimet e përcaktuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, neni 79, dhe standartet e përcaktuara në “Manualin e Kontrollit Teknik te Automjeteve” nga Ministria e Transportit dheTelekomunikacionit, si dhe rregullore të tjera ndërkombëtare në fushën e sigurisë rrugore, cdo automjet i rregjistruar dhe që qarkullon në territorin e Republikës së Shqipërisë duhet t’i nënshtrohet kontrollit teknik periodik, sipas intervaleve dhe afateve të përcaktuara nga ligji.
Kontrolli teknik do të konstatojë gjendjen teknike të automjetit tuaj në momentin e testimit dhe do të krahasojë këto rezultate me standartet ligjore në fuqi. Në rast se automjeti juaj i plotëson këto standarte, ai do të pajiset me “Çertifikatën e Kontrollit Teknik”.
Në rast se automjeti juaj nuk kalon…
Në rast se automjeti juaj nuk kalon kontrollin teknik, ju duhet të riparoni difektet dhe duhet të sillni automjetin për rikontroll në të njëjtën Qendër të Kontrollit Teknik të operuar nga SGS Automotive Albania.
Në momentin që ju keni kryer riparimet e nevojshme, ju mund të sillni automjetin tuaj për rikontroll brenda një periudhe 30 ditore nga data e kontrollit të parë.
Bazuar në të njëjtën kornizë ligjore, ju do të penalizoheni në rast se qarkulloni me një automjet i cili nuk është i pajisur me një Çertifikatë të vlefshme të Kontrollit Teknik, lëshuar nga operatori SGS Automotive Albania.
Sepse do t’ju ndihmojë të përmirësoni sigurinë tuaj në rrugë
Aksidentet rrugore po bëhen çdo ditë e më shumë një problem në rritje në të gjithë globin. Përveç faktorit njerëzor apo faktorëve të tjerë, gjendja teknike e automjeteve është një nga shkaqet e këtyre aksidenteve.
Qëllimi kryesor i të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në lidhje me kontrollin teknik të automjeteve është rritja e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Duke kontrolluar automjetin tuaj, ju përmbushni jo vetëm një detyrim ligjor; ju gjithashtu informoheni në rast se automjeti juaj ka nevojë për riparime që ju ndihmojnë të shmangni aksidentet.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 10:48 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:42 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik