Korça ‘në gjumë’, Elbasani e Tirana në festë, festimet për Ditën e Verës në vend

14 Mars 2024 | 10:52

Ditën e sotme shumë qytete në Shqipëri po festojnë Ditën e Verës.

Ndryshe nga qytetet e tjera në Korçë nuk ka shumë atmosferë dhe për këtë ditë nuk është organizuar asnjë event. Ndryshe nga vitet e para këtë vit duket se Korça është “në gjumë”.


Por në Elbasan dhe Tiranë, kanë nisur eventet dhe qindra qytetarë kanë mbushur sheshet.

Përveç ushqimeve tradicionale, si ballokumja, përsheshi, në Elbasan nuk kanë munguar këngët, veshjet tradicionale dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme.

E njëjta gjë po ndodh dhe në kryeqytet, ku më vonë është organizuar dhe një koncert, ku pritet që të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm.

Aktivitete ka pasur dhe në Berat, Dibër, Vlorë, Durrës, si dhe qytete të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026