Korçë, përfundon numërimi i votave për kreun e PD-së, 392 anëtarë pro Sali Berishës
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Korçë, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme për drejtimin e partisë, ku në garë ishte vetëm kreu aktual i PD-së, Sali Berisha.
Sipas të dhënave, nga 4.721 anëtarë me të drejtë vote në këtë degë, në votim kanë marrë pjesë 435 anëtarë, duke reflektuar një pjesëmarrje relativisht të ulët në proces.
417 vota janë konsideruar të vlefshme dhe 18 të pavlefshme ndërsa 392 anëtarë kanë qenë pro Sali Berishës, 18 kundër dhe 7 kanë abstenuar.
Në nënndarjen e Pustecit, nga 66 anëtarë me të drejtë vote, kanë votuar 15 persona, prej të cilëve 14 kanë votuar pro dhe 1 kundër.
Ndërkohë, procesi është zhvilluar edhe në degët e tjera të qarkut Korçë, ku rezultatet janë si më poshtë:
Në Devoll, 695 persona votuan, ku 648 ishin PRO, 29 kundër, 15 abstenim dhe 3 vota dolën të pavlefshme.
Në Kolonjë, 217 persona votuan, ku 213 ishin PRO dhe 4 abstenuan.
Në Maliq, 742 persona mbështetën Sali Berishën, 7 ishin kundër dhe 4 abstenuan.
Në Pogradec morën pjesë në votime 324 anëtarë, ku 295 prej tyre ishin PRO, 10 abstenuan dhe 19 ishin kundër.
Në total, 22.24% e anëtarëve me të drejtë vote në lista kanë marrë pjesë në referendumin e sotëm.
Rezultati përfundimtar për Qarkun Korçë është si vijon: Pro 2304, kundër 74, abstenim 40, të pavlevshme 3, ndërsa totali i votuesve ka qenë 2421.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet