Kosova aplikoi në KiE, Vuçiç: Do të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.
Vuçiç është shprehur se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare këtë të enjte dhe shtoi se me këtë aplikim, Kosova ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, të Brukselit dhe Rezolutën 12 44.
Sipas tij, SHBA-të kanë mbështetur Kosovën për anëtarësimin në Këshillin e Europës, por jo nuk vlen nëse nuk jepet drita jeshile nga Serbia.
Presidenti serb përsëriti qëndrimet se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan media serbe Tanjug.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dorëzoi të enjtën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Gërvalla e ka dorëzuar personalisht aplikimin në Strasburg.
Qeveria e Kosovës zhvilloi të enjten një të jashtëzakonshme mbledhje online gjatë të cilës miratoi nismën për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid