Kosova barazon në shtëpi me Zvicrën, ndizen shpresat për kualifikim
Kosova ka marrë një barazim me shumë vlerë ndaj Zvicrës në shtëpi, me përballjen e mbyllur në shifrat 2-2.
Në një stadium plotë e përplot ku biletat u shitën në harkun kohor të 3 orëve, dardanët mbështetën maksimalisht skuadrën e tyre, me këta të fundit të cilët u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë.
Zviceranët do të kalonin në avantazh në pjesën e parë me Remo Freuler, ndërsa në të dytën, Kosova do të shtonte ritmin.
Vedat Muriqi solli barazpeshën, duke ngritur peshë stadiumin Fadil Vokrri, por një autogol i Rrahmanit, ktheu miqtë tek avantazhi. Hyrja e Korenicës në lojë i dha më tepër shtysë ofensivës dardane, me 26-vjecarin që asistoi për Bomberin Muriqi dhe ky i fundit ndali topin në rrjetë.
1 pikë që mban gjallë shpresat për kualifikim tek Kosova, e cila renditet në vendi ne pestë në grupin I me 4 pikë. Në krye qëndron Zvicra me 3 fitore dhe 2 barazime, ndërsa në përballjen e ardhshme presin Andorrën.
Dardanët kanë një tjetër përballje delikate në vijim, ndaj Rumanisë, ku një fitore do t’i afronte më tepër me kreun. Në përballjet e tjera të këtij grupi, Rumania barazoi me Izraelin 1-1, ndërsa sfida Andorra-Bjellorusi u mbyll me rrjeta të paprekura.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump