Kosova dhe SHBA marrëveshje për mbrojtjen e informacionit sekret

24 Gusht 2023 | 17:30

Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Marrëveshja u firmos nga kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në emër të dy qeverive respektive.

Kurti e cilësoi atë si tejet të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, të mbrojtjes mbi informacionin e klasifikuar. Ai e falënderoi ambasadorin amerikan, Hovenier dhe Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së si implementuesin e Marrëveshjes, për besimin e treguar dhe për fuqizimin e mëtejmë të lidhjeve tona shtetërore përmes dakordimeve të këtilla.

Arritje të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës e vlerësoi edhe Hovenier. Ai tha se ajo përfaqëson zotimin e fuqishëm të tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe se në të njëjtën kohë çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes shkëmbimit të informatave me SHBA-në.

Me marrëveshjen e nënshkruar sot dy shtetet marrin detyrime për mbrojtën e informatave të klasifikuara të njëra tjetrës, duke hapur derën për shkëmbim të këtyre informatave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026