“Kosova e bëri hapin”, analisti: BE nuk duhet të kishte hezituar në heqjen e masave
Analisti Gazmir Raci tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Evropian duhet të heqë tanimë masat ndaj Kosovës.
Ai tha se pavarësisht se janë në një fazë ku ka filluar zbatimi i një plani të përbashkët të dakorduar me Kosovës dhe BE-së, ende nuk dihet marrëveshja e kësaj të fundit me Serbinë.
“Në këtë lojë nuk është vetëm Kosova dhe Bashkimi Europian, por është dhe Serbia e cila ka luajtur një rol shkatërrues të jashtëzakonshëm sa i përket mos zbatimit të planit franko-gjerman por dhe natyrisht ndihmave në Veri. Kosova e bëri hapin e saj të parë, të kërkuar me ngulm tani e shumë muaj nga Perëndimi, por për çudi Bashkimi Europian heziton, jo të heqë masat, por heziton dhe të flasë për ato masa sepse ishte premtim dhe premtimi ishte publik,” – u shpreh Raci.
Sipas tij, në shenjë mirëbesimi BE nuk duhet të kishte treguar hezitim në heqjen e pengesave për Kosovën, në mënyrë që vendi të vazhdonte më tej deri në shpalljen e zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026