Kosova e gatshme të shtyjë vendimin për targat, thotë analisti
Analisti Gazmir Raci thotë se sipas disa informacioneve që disponon, Kosova i ka thënë po planit të ri të Brukselit për të shtyrë vendimin për targat e automjeteve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Raci u shpreh se për herë të parë ka një dakordësi të fuqive të mëdha ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi.
“Kosova, ka pasur një javë të rëndësishme në vendimarrjen e saj. Me sa informacion kam unë, Kosova i ka thënë po planit të ri të Brukselit, por natyrisht, një plan që është i dakordësuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kam parë disa kolegë të mi analistë, që e akuzojnë kryeministrin Kurti se nuk i është përgjigjur zotit Blinken, por i është përgjigjur zotit Lajçak. Në fakt, për herë të parë, kemi një dakordësi të fuqive të mëdha ndërkombëtare në dialogun e Brukselit dhe kemi një bashkëredim mes tyre”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të takohet me presidentin e Serbisë, ditën e nesërme në Bruksel.
Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Ditën e djeshme, Bashkimi Evropian ftoi Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe.
LEXONI GJITHASHTU
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë