“Kosova e pavarur”, Shaip Kamberi: Deputetët serbë kërkojnë arrestimin tim

10 Tetor 2022 | 13:16

Shaip Kamberi, i vetmi deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se disa deputetë serbë kërkojnë arrestimin e tij.

Ai u shpreh se deputetët kërkojnë arrestimin e tij pas deklaratës se Kosova është një shtet i pavarur.

“Unë do të vazhdoj të them problematikat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në shumicën parlamentare ka pasur reagime negative. Kërkuan që të më arrestonin, kërkesa të tilla nuk kanë ndonjë bazë ligjore. Kërkojnë disa deputetë të opozitës dhe një deputete e maxhorancës për arrestimin tim, sepse kam thënë që Kosova është e pavarur dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi më tej se presidenti Vuçiç me deklaratat e fundit për Kosovën, kërkon t’u bëjë presion ndërkombëtarëve.

“Vuçiç deklarohet se nuk do ta njohë Kosovën. Është një retorikë e njohur e serbëve në vazhdimësi, ku tentohet që t’i bëhet presion ndërkombëtarëve. Serbia gjithnjë edhe më tepër mban krahun e Putin. Unë hapur e kam thënë që Serbia duhet të bazohet në realitet, sa i përket kosovës, nuk ka kthim prapa për njohjen e Kosovës.  Nuk besoj që Vuçiç në takimet bilaterale të ketë një shprehje të tillë”, tha Kamberi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026