Kosova ka të drejtë të heqë targat “KM”, thotë zëdhënësi i BE-së
Bashkimi Evropian mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e targave KM dhe regjistrimin e tyre me RKS.
Kështu deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili shtoi se Brukseli ishte i informuar, por jo i konsultuar në fillim të kësaj jave për planet e Prishtinës zyrtare mbi targat dhe lirinë e lëvizjes.
Ai theksoi se pas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë që gradualisht të heqë targat KM.
“Marrëveshjet janë të qarta se në Kosovë përdoren vetëm targa të lëshuara nga Kosova”, u shpreh Stano për Tanjug.
Stano përsëriti thirrjen e tij ndaj të dyja palëve për të përdorur dialogun e udhëhequr nga BE-ja si një platformë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes dhe targat.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid