Kosova në finale të Kampionatit Ballkanit në Beach Volley për herë të parë

26 Qershor 2022 | 16:29

Ekipi Kombëtar i Kosovës, i përbërë nga dyshja Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani dhe e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, që po mbahet në Balikesir të Turqisë.

Dyshja kosovare ishte në formë absolutisht brilante, derisa triumfoi me rezultat 2-0 (21-16, 21-15) në sete, kundër Turqisë 2.

Në finalen e madhe, vashat kosovare do të ndeshen me dyshen tjetër turke Gokalp/Merve, të dielën me fillim nga ora 14:00.

Kosova ka regjistruar arritje historike pasi ka siguruar finalen e parë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për seniorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026