“Kosova në udhëkryq”-Studiuesi: Ose duhet të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë

10 Shtator 2024 | 22:32

Studiuesi, Marlind Laçi, është shprehur se Kosova është në një udhëkryq ku ka mundësi vetëm ose të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë, pasi sipas tij, e vetme e ka të vështirë të rezistojë.

Komentet Laçi i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Serbia momentalisht po luan me 2 ‘porta’, pra është aleate e Rusisë, por ‘flirton’ edhe me Perëndimin.

Ai tha gjithashtu se Serbia është dhe do të vijojë të mbetet një rrezik permanent për Kosovën.

“Është një Serbi që po luan me dy karrigë. Në njërën anë është e martuara e Rusisë dhe nga ana tjetër flirton edhe me Perëndimin. Perëndimi po lufon ta tërheqë Serbinë nga Rusia. Na thuhet gjatë gjithë kohës nga ndërkombëtarët që ju jeni faktorë stabiliteti dhe paqeje.

Që të jesh faktor stabiliteti dhe paqeje duhet të jesh një shtet ushtarakisht i fuqishëm, në mënyrë që Serbia dhe Greqia të mendohen dy herë para se të ngrenë retoriën politikë në nivel tjetër eskalues.

Serbia mbetet gjithmonë një rrezik permanent, pasi me çfarë po shohim atmosferën politike në Kosovë e Shqipëri, duket se Kosova është në një udhëkryq, ose të bashkohet me Shqipërinë, ose me Serbinë. Kemi edhe deklaratën e Bill Clinton që Kosova është një shtet shumë i vogël për të rezistuar vetëm, kështu që shpresoj për një bashkim me Shqipërinë”, tha Laçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026