Kosova sanksione të tjera Rusisë, Kurti: Në linjë me aleatët ndërkombëtarë

23 Mars 2022 | 13:51

Kosova ka zgjeruar pakon e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ky vendim që u mor në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti tha se këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare, ndalimin e qasjes së individëve të caktuar në tregjet financiare, ndalimin e transmetimit të mediave propaganduese. Individët e sanksionuar gjithashtu do t’i nënshtrohen ndalimit të udhëtimit apo transitit nga Kosova.

Në konferencën për media, ai u përgjigj pyetjes së Euronews Albania për mosarritjen e një marrëveshjeje me Serbinë për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të këtij shteti në territorin e Kosovës më 3 prill, ku tha se serbët të mos protestojnë.

“Sot më erdhi informacioni që po përgatiten edhe protesta pasnesër. Unë nuk mendoj që protestat janë të nevojshme për këtë çështje. Unë plotësisht do i kuptoja nëse do të protestonin kundër korruposionit, për çështjet sociale, por të hyhet në protesta për zgjedhet e Serbisë që mbahen nëpër objektet shkollore, nuk është e drejtë. Thirrje serbëve në Kosovë që mos marrin pjesë në protesta. Zyra ime është e hapur për të gjitha ankesat”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026