‘Kosova shtet i Xhudos’, federata nis zbatimin e projektit
Kosova shtet i xhudos. Me ketë moto, Ministria e Sportit dhe Federata e Xhudos në Kosovë kanë nisur projektin për prezantimin e këtij sporti në shkollat fillore të vendit.
Aktiviteti i parë nisi në shkollën fillore Qamil Batalli në Prishtinë. Fëmijët e kësaj shkolle e mirëpritën një aktivitet të tillë. Edhe aty, sikurse Majlinda, Nora e Distria, ishin vajzat ato që u treguan më të shkathëta. Megjithatë, edhe vajzat edhe djemtë kanë dëshirë që në të ardhmen të merren me këtë sport.
“Më pëlqen shumë po nuk e besova se do ishte kaq e vështirë, por është shumë interesante”, tha një nga vajzat e cila merret me sportin e xhudos.
I mirëpritur si projekt ishte edhe nga drejtuesit e shkollës e drejtorisë se sportit ne Komunën e Prishtinës.
“jemi të privilegjuar që kemi nderin që po hapet fushata Kosova shtet i xhudos nga shkolla jonë. Është kënaqësi t’i shikojmë fëmijët tanë suke mësuar vazhdimisht me trajnerët dhe me xhudistët e vendit tonë”,- tha drejtori i shkollës Qamil Batalli, Liridon Maliqi.
“Shpresoj që ky projekt të ecë mirë dhe të ketë përmasa sa më të mëdha”
Ndersa pak me shume rreth ketij projekti tregojne perfaqesuesit e Federatës së Xhudos.
“Një nga komponentët më të rëndësishëm të këtij projekti është xhudoja në shkolla që ka për qëllim futjen e xhudos në shkolla”,-tha Djellza Bezera përfaqësuese e Federatës së Xhudos
Përveç Prishtinës, projekti Kosova shtet i xhudos do te zhvillohet edhe në disa komuna të tjera të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit