Kosova shtyn afatin për konvertimin e lejeve të drejtimit të serbëve në veri

9 Gusht 2024 | 11:08

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët nga radhët e komunitetit serb se afati për konvertimin e patentës do të zgjatet deri më 23 gusht.

Sipas autoriteteve në Kosovë shtyrja e afatit bëhet pas kërkesave të shumta të qytetarëve për aplikim të konvertimit të lejes së drejtimit nga ato serbe në patentë të Republikës së Kosovës.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës.

Që nga data 9 maj me hyrjen në fuqi të këtij vendimi e deri më tani, kanë aplikuar 5787 qytetarë nga radhët e komunitetit serb për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit si dhe ftojmë të gjithë të tjerët që ende se kanë përfunduar që të shfrytëzojnë afatin shtesë të ofruar.

Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, njofton Ministria e Brendshme e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026