“Kosova të mos bjerë pre e provokimeve”, Abazi: Kush mund të fshihet pas tensioneve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.
I ftuar në Euronews Albania ai theksoi se në këtë çështje ka pasur mungesë sinqeriteti nga NATO dhe SHBA, gjë që sipas tij ka bërë që të ketë përplasje interesash me Kosovën.
Mes tjerash ai theksoi se kryeministri Albin Kurti është tashmë pjesë e provokimit të një situate pasigurie për shkak të mungesës së një analize gjithëpërfshirëse.
“Mendoj se është e drejta e Kosovës kushtetuese që të shtrijë sovranitetin e saj në çdo cep të Kosovës. Ky është përkufizimi teorik i trashëguar në veriun e vendit. Mendoj se kanë bërë kalkulimin e gabuar Kurti pasi e drejta është e institucioneve. Mungesa e një sinqeriteti të plotë, sidomos me forcat e NATO-së dhe SHBA e ka sjellë Kurtin në pozicionin që ka bërë që të ketë përplasje e interesit të Kosovës të jetë në kundërshti të plot. Në këtë fazë janë parametrat të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të mos u përfshirë në asnjë mënyrë dhe planet e qarta që Rusia ka për të hapur vatra të reja të krizës dhe konfliktesh në kontinentin evropian. Mos leximi i drejtë i situatës dhe mungesa e analizës gjithëpërfshirëse të ekspertëve të sigurisë të zhvillimeve ndërkombëtare ka bërë që Kurti të veçohet si individi i cili nga pozicioni i provokimit është pjesë e provokimit të një situate pasigurie”- u shpreh ai.
Vendet e BE në një mënyrë ose në një tjetër janë të implikuar në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.
Mw tej ai theksoi se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje të përgjithshme për infiltrimet ruse në kontinentin evropian.
“Natyrisht që në këtë fazë, Bashkësia Ndërkombëtare duhet të gjejë një zgjidhje të përgjithshme për infiltrimet ruse në kontinentin evropian. Këtu kam fjalën për rolin e Serbisë në BP. Bashkësia Ndërkombëtare ka qasje hap pas hapi në Ballkan”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona