​Kosova U20 kërkon gjysmëfinalen e Evropianit të Basketbollit

18 Korrik 2025 | 11:53

Kombëtarja U20 e Kosovës do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme që nga pranimi në FIBA, duke synuar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj, të cilët për herë të parë janë mes tetë më të mirave në këtë kategori, do të përballen me Zvicrën në çerekfinale. Ndeshja zhvillohet në Armeni dhe nis në orën 19:00.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me skuadrën triumfuese nga përballja Letoni–Britani e Madhe.

Ky sukses shënon një arritje historike për basketbollin e Kosovës në moshat e reja, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm të talenteve të rinj në arenën ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026