Kosovë| Fton mikun për drogë e tenton ta përdhunojë, më pas e godet me thikë në kokë
E ftoi viktimën të konsumonte drogë dhe më pas tentoi ta përdhunonte, kosovari godet me thikë në kokë viktimën
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një person është tentuar të përdhunohet dhe vritet.
Mësohet se autori dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën e seksit mashkull të konsumojnë lëndë narkotike, mirëpo ai kishte refuzuar.
Sipas Policisë, autori më pas i ka kërkuar kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka sulmuar me thikë në kokë.
Po ashtu bëhet me dije se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid