Kosovë, nis votimi për dy kandidatet për president, opozita bojkoton seancën

27 Prill 2026 | 21:43

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Megjithatë, në sallë janë të pranishëm vetëm deputetët e shumicës parlamentare dhe ata të opozitës po i bojkotojnë punimet.

Komisioni për legjislacion ka shqyrtuar dokumentacionin e dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë. Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026