“Elektronika” në zgjedhjet e 2021, KQZ dorëzon në SPAK dosjen e tenderit
KQZ i dorëzoi SPAK dokumentacionin për dy tenderët (identifikimin elektronik) dhe (votim/numërim elektronik) për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim.
Të dy tenderët janë fituar pa garë nga kompania ‘SMARTMATIC INTERNATIONAL HOLDING B.V”, vlera fituese e të cilëve është shumë pranë fondit limit. Dokumentacioni është dorëzuar këtë të enjte, disa ditë pasi SPAK kërkoi të dhëna për procedurat e tenderimit për pajisjet e identifikimit biometrik si dhe votimin e numërimin elektronik me vlerë totale 21 milionë dollarë.
Konkretisht SPAK ka kërkuar nga KQZ dokumentet e tenderit që mban datën 23 dhjetor 2020 për “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor”. Po ashtu dhe për një tender të dytë të dhënë po në vitin 2021 (mars) për ‘Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave!’.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021 votimi elektronik u bë vetëm në njësinë numër 10 në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor