KQZ kërkon nga Lista Serbe të zëvendësojë anëtarët e dorëhequr prej KKZ-ve në Veri
Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka kërkuar të martën prej dy subjekteve politike, Listës Serbe dhe Nismës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, që t’i zëvëndësojnë anëtarët e dorëhequr prej Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).
Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur se anëtarët e KKZ-ve prej Listës Serbe janë dorëhequr në katër komunat veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potik, ndërsa anëtari i Nismës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë është dorëhequr në Mitrovicë të Veriut.
Sipas KQZ-së, dy subjektet kanë afat deri më 11 prill, në orën 16:00, që t’i nominojnë emrat e rinj.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar më 8 prill për Radion Evropa e Lirë se katër anëtarë të Listës Serbe janë dorëhequr prej KKZ-ve në komunat veriore.
Ai ka thënë se sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KKZ-të administrojnë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së.
Lajmi është dorëheqjen e tyre është bërë i ditur vetëm një ditë pasi Lista Serbe – partia që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore, ndonëse më parë e ka përkrahur këtë proces, shkruan REL.
Votimet në katër komunat janë planifikuar të mbahen më 21 prill.
“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.
Hapi që të votohet për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri është marrë bazuar në një udhëzim administrativ të Qeverisë së Kosovës, që i ka hapur rrugën largimit të një kryetari nga pozita që mban.
Sipas udhëzimit të miratuar shtatorin e vitit të kaluar, që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.
Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Aktualisht në krye të komunave veriore janë katër shqiptarë, të cilët i kanë fituar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, të bojkotuara nga Lista Serbe dhe një pjesë e serbëve lokalë.
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për thirrjen që ka bërë Lista Serbe për bojkotimin e votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid