KQZ përgatit gjobat, PS tejkaloi shpenzimet, PD s’pasqyroi financimet për kandidatët
Nga auditimi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë shpenzimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit 2025, ka zbuluar disa shkelje të tyre.
Partinë Socialiste e ka gjetur me dy shkelje. Socialistët kanë tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore si dhe nuk kanë dorëzuar raportet për 17 kandidatë. Për fushatën e 25 prillit PS shpenzoi 172 milionë lekë, ndërkohë që limitin e kishte 157 milionë lekë. Për këto dy shkelje, Partia Socialiste rrezikon një gjobë që mund të shkojë deri në 5.1 milionë lekë.
Ndërkohë, për Partinë Demokratike të drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha, KQZ ka konstatuar se nuk deklaruar sipas ligjit pasqyrat e raportimit financiar për fushatën zgjedhore nga rreth 50% e kandidateve. Gjithashtu në raportet e PD mungojnë deklaratat e donatoreve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve te tyre.
Për këto shkelje, Partia Demokratike rrezikon gjobë që varion 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë.
Ndërkohë, në raportet financiare të LSI, KQZ nuk ka konstatuar asnjë shkelje.
Në mbledhjen e së enjtes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish e shty vendimmarrjen dhe i dha 10 ditë kohë partive.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)