KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë të vogël në disa vendvotime të caktuara, por theksoi se gjithçka ka filluar normalisht.
“Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit,” tha Elezi, duke ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje.
Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën për publikimin e rezultateve preliminare.
Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kjo platformë pati pengesa të vazhdueshme, gjë që solli vonesa dhe pakënaqësi në publikimin e rezultateve.
“Nuk ka asnjë vonesë”, procesi i votimit në Kosovë ka nisur në gjithë vendin
Procesi i votimit për zgjedhjet lokale ka nisur me kohë në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ, Elezi tha në deklaratën e parë për mediat tha se nuk ka asnjë vonesë pic.twitter.com/ZvgyWdT9uv— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 12, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë