KQZ thirrje bashkive: Përmbushni detyrimet ligjore për zgjedhjet e 14 majit
Kryekomisionieri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje bashkive që të përmbushi detyrimet ligjore për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi bëri të ditur se një pjesë e bashkive nuk kanë përmbushur detyrimet për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor.
Celibashi thotë se këto detyrime duhet të kryhe në kohë, ashtu sikurse edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit.
“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të datës 14 maj 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.
Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa menjëherë dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]”, shkroi Celibashi në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë