Krasniqi: Kurti ka gabuar, është vonuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha në një intervistë për Balkan Talks se kryeministri Albin Kurti ka gabuar sa i takon procesit të dialogut.
Ai u shpreh se në 2 vite angazhim nuk kanë parë progres të vërtetë përveç takimeve në nivel të lartë mes Kurtit dhe Vuçiç.
“Shumica e këtyre takimeve kanë qenë më shumë momentume për t’i shfrytëzuar të dy palët për çështje të brendshme, për konsum politik, për të treguar populizmin qoftë Vuçiç në Serbi apo Kurti në Kosovë dhe jo për të çuar tutje procese të cilat edhe ashtu kanë qenë të përafruara,” – tha Krasniqi.
Sipas tij angazhimi i shtuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetë sekretarit Blinken apo Escobar, është një indicie e mirë për vijueshmërinë e dialogut.
Lajçak gjithashtu dhe të dërguarit e Gjermanisë dhe Francës për çështjen e dialogut përveç të dërguarve të tjerë janë një shenjë e mirë gjithashtu, sipas Krasniqit.
Pavarësisht këtij interesimi të shtuar, kreu i PDK-së thotë se nuk janë drejt fundit të një njohje reciproke mes Prishtinës dhe Beogradit.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë