Kremtohet 32 vjetori i fronëzimit të kryepiskopit Anastas Janullatos

3 Gusht 2024 | 13:05

Ditën e premte, më datë 2 gusht 2024 besimtarët orthodhoksë bashkë me krerët e tyre fetarë, anëtarë të Sinodit të shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kujtuan në Kishën e Ungjillizimit në Tiranë, 32 vjetorin e fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, prof.dr Anastas Janullatos.

Në fund të meshës së shenjtë përshëndeti Mitropoliti i Korçës, imzot Joani ku ndër të tjera tha:

“Në këto 32 vite kryepiskopi Anastas dha gjithçka që kishte: nga dituria e tij, nga dashuria, mençuria e tij nga e cila kemi përfituar të gjithë. Për këtë kishë ai dha gjithçka që kishte grumbulluar gjatë gjithë jetës së tij për ta rindërtuar dhe për ta ringritur nga themelet Kishën tonë dhe për këtë i jemi mirënjohës dhe i themi faleminderit”.

Ndërsa kryepiskopi Anastas ndër të tjera shprehu fjalë mirënjohje me këto fjalë: “Në zemrën time zotëron kjo ndjenjë mirënjohje dhe falenderimi për të gjithë ju, për këtë atmosferë dashurie dhe respekti që ka mbushur kishën tonë sot”, tha Janullatos.

Në këtë ditë u bë dhe dorëzimi në prift për kryedhjakon Spiro Topanxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026