Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Meta do bashkohen në një parti pas 14 majit
Analisti Kreshnik Spahiu thotë se ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të bashkohen në një parti të vetme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Berisha, për shkak të moshës, mund të jetë edhe pak vite aktiv në politikë, ndaj i duhet ky bashkim.
Sipas Spahiut, njeriu që po investohet për të qenë lideri i ardhshëm i këtij grupimi, është Ilir Meta.
“Berisha, duke pasur parasysh që është 80 vjeç dhe urojmë që të jetë 150 vjeç, por ora politike nuk është paralele me orën biologjike. Pra, mund të ketë edhe 5-6 vite aktive në politikë dhe për këtë arsye, kjo është faza e parë e shkrirjes së LSI me grupin e Berishës, përgatitjen e një partie të përbashkët.
A do ndodhë pas 2025 kur të humbasin, kjo duhet parë. Jam i sigurt, njeriu që po investohet për të qenë lideri i ardhshëm i këtij grupimi, është Ilir Meta. Pra, pak a shumë, një Lulzim Bashë i ri”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë