Kreu i BDI vlerëson procesin zgjedhor: Ditë feste e demokracisë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka votuar në vendlindjen e tij në fshatin Zajas të Kërçovës. Pas votimit, Ahmeti vlerësoi ecurinë e procesit zgjedhor duke theksuar se është “ditë feste e demokracisë”.
“Kjo është kulturë, është festë familjare dhe shtetërore ku demonstrohen vlera të mirëfillta demokratike. Jemi shtet në prag të fillimit të negocimit me BE-në dhe ky proces zgjedhor sigurisht që ndihmon në vlerat që ndërtojmë si shtet”, tha Ahmeti.
Kreu i BDI shtoi se uronte që në përfundimit të procesit zgjedhor, palët të pranojnë rezultatit dhe bëri thirrje për më shumë dialog dhe kompromis për integrimin e vendit në BE.
“Të kemi më shumë kontribuues dhe dialog e kompromis mes palëve sepse është në pyetje një proces i rëndësishëm, kështu që unë do jem njëri nga kontribuuesit që do të apeloj të arrihet sepse kjo e arritur është në dobi të të gjithëve”, ka shtuar kreu i BDI.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut votohet në 44 komuna, ku BDI garon në 14 prej tyre.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë