Kreu i “FBI” shqiptare, flet avokati: Ja si e njoh Jon Ketën, kam njohje personale
Avokati Gentian Romano ka folur këtë të hënë në edicionin informativ të Euronews Albania, me moderatorin Thimi Samarxhiu, lidhur me përzgjedhjen e kandidaturës së Jon Ketës për kreun e BKH-së, e cila i është dërguar KLP-së për votim këtë të martë, më 9 dhjetor. Sipas avokatit, i cili theksoi se e njeh Ketën si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal, ai është një emër me integritet të lartë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
“E njoh personalisht dhe profesionalisht për shkak të punës sime. Ai është oficer, hetues, le të themi, me integritet. Nuk themi që bën pjesë te njerëzit perfektë nuk ka njerëz perfektë. Ndonjëherë puna të detyron të mos jesh tolerant ndaj hetimeve. Për mua, është një zgjedhje e mirë që është bërë. E njeh procesin e hetimit dhe ka përvojë pune. Plotësohen të gjitha kushtet dhe kriteret që të emërohet në krye të BKH-së. Do të ishte një vlerë e shtuar drejtimi i Jon Ketës. Mendoj se do të ketë rezultate të mira,” u shpreh Romano.
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK propozon zyrtarisht Joni Ketën për drejtues të ri të BKH-së
- Dhunuan oficerët e BKH në Fier, çohen për gjykim të afërmit e Agron Kapllanajt
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona