SPAK propozon zyrtarisht Joni Ketën për drejtues të ri të BKH-së

26 Nëntor 2025 | 16:19

Këtë të mërkurë është bërë publik emri i kandidatit të përzgjedhur nga SPAK për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

SPAK ka propozuar zyrtarisht Joni Ketën, aktualisht zëvendësdrejtor i BKH-së, për postin e drejtorit të ri të këtij institucioni.

Emri i Joni Ketës do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për votim dhe nëse kandidatura e tij miratohet nga KLP, ai do të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat pesëvjeçar.

Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshihen edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

“Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Joni Keta në krah të ndihmës së zv/sekretarit amerikan

Joni Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda ndërsa pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta u përfshi në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai është djali i prokurorit Hysen Keta dhe i profesoreshës së njohur Majlinda Keta,

Nga ana e babait, Joni Keta është dhe nipi i Myslym Ketës, i cili për kontributin e tij të shquar në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare është nderuar me titullin “Hero i Popullit”.

Joni Keta

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026