Mbledhja e KLP, votohet lirimi nga detyra i drejtueses së BKH-së Aida Hajnaj

1 Shtator 2025 | 11:29

Këtë të hënë është mbledhur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ku në rendin e ditës ka pasur dhe shqyrtuar lirimin nga detyra të drejtueses së BKH Aida Hajnaj të cilës i ka mbaruar mandati.

Në fjalën e saj kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani ka lexuar vendimin e propozuar për të liruar nga detyra drejtuesen e BKH-së.

Votimi për lirimin e saj është marrë me 6 vota pro dhe 4 vota kundër.

Diskutimi midis këshillit ishte në nivel procedural ku palët e votimit diskutuan nëse do të konsideronin mbarimin e mandatit të Hajnajt në 31 Gusht apo 1 Shtator.

Detyrën përkohësisht deri në emërimin e drejtuesit të ri do ta marrë zv.drejtori i BKH-së Jon Keta, i cili është dhe kandidat për drejtimin e saj.

Aktualisht komisioni i verifikimit të pasurisë dhe figurës ka dërguar shkresat pranë SHISH dhe institucioneve të tjera për kontrollin e e pasurive dhe figurës së shtatë kandidatëve konkurrentë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026