Kreu i Gjykatës së Lartë mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë

10 Maj 2026 | 11:15

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka publikuar një mesazh me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, ku i ka përcjellë urimet më të mira të gjithë gjyqtarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë.

Ai shkruan se kjo ditë nuk është thjesht një moment kujtese institucionale, por edhe një ftesë për reflektim mbi peshën që mbart drejtësia në një shoqëri demokratike dhe mbi përgjegjësinë që ka çdo gjyqtar në mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe dinjitetit të njeriut.

“Në këtë ditë, shpreh mirënjohjen time për punën dhe përkushtimin e gjyqtarëve që, pavarësisht sfidave të përditshme, i shërbejnë drejtësisë me përgjegjësi dhe dinjitet. Le të mbetet kjo ditë një kujtesë se drejtësia nuk forcohet vetëm nga ligjet dhe institucionet, por edhe nga karakteri, integriteti dhe guximi moral i atyre që e ushtrojnë atë”, thotë ai.

Sipas Sadushit, drejtësia kërkon dije, integritet, paanshmëri, kurajë dhe gjyqtarë që vendosin me ndërgjegje profesionale, me respekt për ligjin dhe me vetëdijen se çdo vendim gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në besimin publik ndaj shtetit të së drejtës.

Në mesazhin e tij, ai thekson se besimi i publikut nuk mund të kërkohet vetëm nga jashtë.

“Besimi duhet parë, së pari, nga vetja jonë: nga mënyra si punojmë, si arsyetojmë, si sillemi, si komunikojmë dhe si e përmbushim çdo ditë detyrën. Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari është i gatshëm të shohë me ndershmëri edhe përgjegjësinë e vet, të korrigjojë mangësitë, të shmangë formalizmin dhe të vendosë qytetarin në qendër të shërbimit gjyqësor. Besimi ndërtohet çdo ditë, përmes vendimeve të arsyetuara, sjelljes së paanshme, transparencës institucionale, respektit për qytetarin dhe gatishmërisë për të mbajtur përgjegjësi. Ky besim është një kapital i pazëvendësueshëm për drejtësinë dhe duhet merituar në çdo çështje, në çdo seancë dhe në çdo marrëdhënie të sistemit me qytetarin”, thuhet në mesazhin e Sadushit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026