‘Prokurorët mund të jenë nën presion’, Kraja për thirrjet e Ramës ndaj SPAK-ut
Kreu i SPAK-ut Arben Kraja u pyet të enjten nga kryetari KLP-së Alfred Balla për deklaratat politike të ditëve të fundit drejtuar SPAK-ut, ku kryeministri Rama ka bërë thirrje që të hetohet Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Arben Kraja thotë se është i vetëdijshëm se mund të ketë presion dhe trysni, por prokuroret do të vijojnë hetimet e dosjeve, pasi deklarata të tilla nuk përbëjnë problem për institucionin.
Kraja tha se të gjithë prokuroret “janë të ndërgjegjshëm që merren me hetime shumë të rëndësishme me personazhe të krimit, por dhe të administratës”.
“Kemi bërë një mbledhje ku i kam thënë prokurorëve vazhdoni detyrën, shikoni dosjet”, u shpreh ai.
Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet këtë të mërkurë seanca dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.
LEXONI GJITHASHTU:
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)