Kreu i Sindikatës së Artistëve të Cirkut: Do vijojmë me protestat
Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi në studion e “Mirëmëngjes” deklaroi se do të vijojnë pritestat për shembjen e Cirkut Kombëtar.
Z. Kazazi tha se artistët kanë kërkuar që më herët të spostohet cadra e cirkut, madje kanë paraqitur pranë Ministrisë së Kulturës edhe planin tranzitor lëvizës.
Teksa foli për çëshjen e shembjes së cirkut, ai tha se Ministria e Kulturës nuk është paraqitur në seancat gjyqësore për marrjen e këtij vendimi edhe pse ka pasur dijeni.
Ai nënvizoi se ministria nuk ka njoftuar Avokaturën e Shtetit për t’a pasur palë, por kjo kërkesë është bërë nga artistët e cirkut. Sipas tij gjithçka është bërë në fshehtësi.
“Ne si artistë nuk kishim dijeni nga dhjetori i vitit 2019 deri në korrik të 2021 për 1070 metra shtesë”, u shpreh z. Kazazi teksa shtoi se pronari ka mundur të marrë metra shtesë nëpërmjet një vendimi të 2 viteve më parë.
Ai nënvizoi se nëse ministria do të funksiononte ashtu siç duhet, nuk ka pse dëmshpërblen me 750 mln lekë pronarin, por të merrte masat në kohën e duhur.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më
- 12:17 Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430
- 12:14 Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
- 12:01 Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit