Krijimi i aleatëve strategjikë, Andoni: Ministrat e Jashtëm kanë bërë punë minimale
Gazetari Ben Andoni tha për Euronews Albania se Shqipëria e ka të vështirë të krijojë aleanca me ndërkombëtarët, pasi nuk ka krijuar strategji për bashkëpunimin me ta.
Ai tha se do të mjaftonte të shikonim dokumentet në Ministrinë e Jashtme për të kuptuar që ministrat kanë bërë shumë pak punë dhe se nuk kanë lënë trashëgimi në politikën e jashtme.
“Në qoftë se do bëje një kërkim në Ministrinë e Jashtme do kuptoje realisht peshën e shtetit shqiptar. Do i referohen një studimi të zotit Shaban Murati, në përpjekje për të gjetur dokumentacione ti shikon se shumica e ministrave të jashtëm shqiptarë, për mos të thënë të gjithë, e madje edhe diplomatë të saj në pjesën më të madhe; kanë lënë gati gjëra shumë minimale për punën e tyre, për strukturën se si ndërtohet politika e jashtme, apo se si nderohet politika e jashtme.
Ne përveçse nuk kemi dokumentin e pavarësisë, nuk kemi as dokumentin e vitit ’26, dokument në të cilin fuqitë e mëdha të asaj kohe noterizuan kufijtë aktual të Shqipërisë. Atë dokument ti uk e gjen dot në arkivin e shtetit shqiptar. Nga këtu ti kupton se njerëzit që ne kemi zgjedhur dhe politikat që kemi bërë kanë qenë individuale”, tha gazetari Ben Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dëshmia e parë kundër UÇK-së, kritika për tjetrësimin e videos në gjyqin në Hagë
- Slogan seksual? Enida Bozheku zbërthen mesazhin e sloganit të PS
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona