EMRAT| Krim në familje në Tiranë, vëllai vret vëllanë dhe kunatën
Një krim brenda familjes ka tronditur pasditen e së martës kryeqytetin, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri ëllain dhe kunatën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Myslym Shyrit’, në rrugën ‘Islam Alla’, pranë një agjencie udhëtimesh.
Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti, ndërsa autori i krimit të 2-fishtë është Arsen Muskurti i cili njihet dhe me emrin Hamza Kastrati.
Policia informon se dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi Arsen Muskurti ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit Dritan Muskurti, 44 vjeç dhe bashkëshortes së tij Nora Muskurti të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Autori i krimit të dyfishtë është larguar nga vendngjarja dhe policia është vënë në kërkim të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar