“Krimi në Shqipëri nuk njeh moshë, as gjini”, sociologu: Institucionet të ndërhyjnë
Sociologu Gëzim Tushi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se krimi në shoqërinë shqiptare është rritur aq shumë sa tani nuk njeh më kufij, ai është përtej moshës dhe përtej gjinisë.
Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në zonën e Freskut në Tiranë, ku për motive pronësie vëllai vrau vëllanë e më pas veten, sociologu tha se në raste të tilla ku brenda familjes mungon kohezioni për t’i zgjidhur këto çështje është e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve përkatëse.
“Krimi në shoqërinë shqiptare është zgjedhur është demokratizuar, është përtej moshës, përtej gjinisë. Ne kemi krime në fshat, në qytet, kemi krime që i bëjnë të rinjtë, krime që i bëjnë të moshuarit, ky është njeriu.
Çështja është se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar këto ngjarje. Kur bëhet fjalë për pronat unë them se për veç përgjegjësisë brenda për brenda familjes, që mungon kohezioni për t’i zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktet. Duhet që institucionet përkatëse t’i japin zgjidhje problemeve të pronësisë”,-tha sociologu.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë