“Krimi nuk kursen askënd”, ish- prokurorja: Eshtë bërë shumë i frikshëm
Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj është shprehur se gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë.
Në një intervistë për Euronews Albania ajo theksoi se kohët e fundit rendi dhe siguria nuk ka qenë në kritere maksimale, duke nënvizuar se duhet të zbërthen grupet kriminale.
Më tej ajo nënvizoi se krimi ka fituar terren dhe nuk po kursen as qytetarët e thjeshtë.
Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë. Dhe po ti referohemi aksioneve të fundit, brenda një dite, mbi 200 të arrestuar, nuk dëshmojnë që ka thjesht shpërndarës të arrestuar, por dëshmojnë se ka nga ana tjetër shumë furnizues të këtyre shpërndarësve që gjejnë vend dhe ata furnizues dhe ata kanë gjetur mënyrën për të sjellë lëndën narkotike nga jashtë dhe kjo është lejuar. Ka disa momente që lidhen me njëra-tjetrën dhe që dëshmojnë se gjendja e kriminalitetit është shqetësuese.
Po ti referohemi dhe muajve të fundit, rendi dhe siguria publike nuk është se ka qenë në kritere maksimale. Zona të tilla si në Lezhë, në Rrëshen, janë vende që klima në përgjithësi të bën të konkludosh që është një gjendje e cila ka lënë terren të lirë që kriminaliteti të zhvillohet. Grupi kriminal që ishte i përfshirë dhe Artan Tafani ka pasur një shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë kontekst është e rrezikshme. Dhe bëhet më e rrezikshme kur publiku merr vesh që ky grup kriminal ka tentuar të vrasë dhe një prokurori. Qytetarët janë njëlloj. Po përderisa krimi gjen një klimë të tillë, kjo është gjë përmban alarm.”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara