“Kriminelët e kërkuar nga Interpol zgjedhin rrugë tokësore”-eksperti tregon arsyen…
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians” ku tha se zakonisht kriminelët e kërkuar nga Interpoli zgjedhin kalimin kufitar tokësor.
Sipas tij kjo ndodh pasi është e lehtë që të kalo9sh pasi jo në pak raste ka policë të korruptuar që u mundësojnë kalimin. Megjithatë Softa tha se nuk përjashtohen raste kur këta persona vijnë edhe nëpërmjet kalimit nga aeroporti.
“Pjesa më e madhe vijnë në rrugë tokësore. Ka pasur edhe raste që kanë ardhur nga aeroporti, herë janë ndaluar e herë jo. Ka shumë mënyra për të kaluar kontrollet e për tu kamufluar.
Në përgjithësi ata përdorin identitete të rreme, si pasaportat, ne e dimë që në Shqipëri janë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhohen për krijimin e identiteteve të rreme, duke marrë nënshtetësinë e një shteti apo të një tjetri. Kjo ka qenë një mundësi për të kaluar.
Pikat kufitare, mund të qëlloj të kemi njerëz të korruptuar, ne kemi parë rastin kur oficeri i policisë kalonte drogën, hipte në makinë dhe kjo u kap nga pjesa greke jo nga ajo shqiptare se ka pasur bashkëpunim me policinë”,-tha eksperti Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit