Kriza politike në RMV, heqja e vetos bullgare nuk pritet të ndodh shpejt

16 Nëntor 2021 | 14:42

Disfata e partisë qeverisëse në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka shkaktuar një reagim zinxhir në shtetin fqinj.

Pas muajsh rënie të popullaritetit, kryeministri Zoran Zaev tha se do të jepte dorëheqjen.

Por disa ditë më vonë ai e tërhoqi vendimin e tij dhe ia doli t’i mbijetonte një votimi mosbesimi nga opozita. Ai humbi një nga partnerët e tij të koalicionit qeveritar, megjithatë po kërkon ta zëvendësojë atë.

“Është padyshim një periudhë pasigurie dhe paqëndrueshmërie, do të shohim nëse Zaev do të arrijë të formojë një qeveri të qëndrueshme dhe ka shumë gjasa që në muajt e ardhshëm të ketë zgjedhje. Shumëçka varet nga ajo që do të ndodhë me negociatat e anëtarësimit me BE-në”, thotë Giannis Armakolas, asistent-profesor i studimeve ballkanike, Universiteti i Maqedonisë së Veriut.

Çelësi i stabilitetit të qeverisë janë bisedimet e anëtarësimit me BE-në.

Pengesa e madhe është vetoja e Bullgarisë. Ka shpresë se vetoja do të hiqet, por  sa shpejt mund të ndodhë kjo.

”Mendoj se heqja e vetos është afër por jo aq afër nga sa na paraqitet. Vërtet nuk mendoj se ky proces do të mbyllet në fillim të dhjetorit. Është shumë shpejt. Tani shumë më tepër varet nga presidenti aktual dhe me shumë gjasa nga, zoti Radev, i cili po i mban mjaft fort pozitat bullgare dhe nuk dëshiron të shkojë në drejtim të një kompromisi, kjo do të varet nga qeveria e re dhe mendoj se është një proces shumë më i gjatë për të formuar këtë qeveri të re dhe për të gjetur konsensusin brenda tyre”, thotë Dimitar Nikolovski, analist dhe drejtor në Eurothink.

Kriza politike në Maqedoninë e Veriut prek drejtpërdrejt edhe Greqinë.

Kryetari i partisë kryesore opozitare deklaroi se Marrëveshja e Prespës mes dy vendeve është realitet, por nuk do ta përdor kurrë emrin e ri.

Athina po ndjek nga afër zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut dhe thotë se marrëveshjet duhet të mbahen pavarësisht se cila qeveri ka pushtetin.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias tha pak ditë më parë se Athina pret që Shkupi të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja dypalëshe e emrit dhe përsëriti angazhimin e vendosur të Athinës për kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.

Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, para kësaj periudhë, ato, sipas saj, kanë pasur “rrënjë bullgare”.
LEXONI GJITHASHTU: 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026