Kroacia ktheu 5.5 ton pjeshkë nga Shqipëria, reagon AKU: Niveli i lartë i nikelit

4 Shtator 2025 | 10:14

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka reaguar pas njoftimit të marrë nga sistemi europian për sigurinë ushqimore, RASFF, lidhur me një ngarkesë pjeshkësh me origjinë nga Shqipëria që u refuzua në kufi nga autoritetet kroate.

Sipas njoftimit të RASFF, bërë më 22 gusht 2025, Kroacia raportoi për një “prani të nikelit mbi normën e lejuar” në një sasi pjeshkësh me origjinë shqiptare. Ngarkesa është ndaluar në kufi dhe nuk është lejuar të hyjë në tregun kroat.

“Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi:

‘Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria’, të njoftuar nga Kroacia”, thuhet në njoftimin zyrtar të AKU-së.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, AKU ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për hetimin e rastit. Struktura të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier kanë kryer një inspektim në Operatorin e Biznesit Ushqimor (OBU) eksportues, ku u konstatua se nuk kishte më gjendje produkti në magazina.

“Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas”, thuhet më tej në reagimin e AKU.

Ngarkesa prej 5.5 ton pjeshkë ishte dërguar drejt Kroacisë, ku pas analizave laboratorike rezultoi me përmbajtje nikeli jashtë normave të lejuara. Si pasojë, frutat janë asgjësuar nga autoritetet përkatëse.

Rasti është referuar gjithashtu tek Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve AKVMB, për masa të mëtejshme, ndërkohë që AKU ka përditësuar sistemin RASFF me informacionin mbi masat e marra në vijim të këtij incidenti.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh

Autoritetet serbe kanë arrestuar në Beograd shtetasin malazez Vuk Vulleviq, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli për akuza që lidhen me...
10:31 | 13/07/2026

Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten...
09:42 | 13/07/2026