Dëborë në Korçë, temperaturat e ulta shkaktojnë dëme në bujqësi
Reshjet e dëborës që prekën qarkun e Korçës këtë fillim jave, shoqëruar edhe nga temperaturat e ulëta deri në -7 gradë celcius kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme tek drufrutorët.
Për specialistin e mbrojtjes së bimëve në Drejtorinë rajonale të ekstensionit bujqësor Arben Hysolli, dëmi më i madh është shkaktuar në bërthamoret e hershme, kryesisht të kumbulla, kajsia, pjeshka dhe qershia.
“Parashikohet të shkojë deri në – 8 gradë celsius që do sjellë ndikim patjetër në drufrutoret. Ndikimi i këtyre temperaturave të ulëta, nga kohëzgjatja, nga kultivari dhe faza e zhvillimit fenologjike. Sa më shumë të zgjatë kjo temperaturë, aq më i madh do jetë dëmi në drufrutore. Në këtë kategori hyjnë kulturat bërthamore, kumbulla, kajsia, pjeshka, bajamja të cilat në temperaturat e ulëta në minus 7 parashikohet të kenë dëm serioz”, tha specialisti.
Nga këto reshje dhe temperatura të ulëta sipas Hysollit, nuk kemi dëme në mollë pasi është në fazën e parë të lulëzimit.
“Tek kultura e mollës jemi në fazën e sythave dhe parashikohet se me këto temperature të mos kemi dëme pasi kjo temperaturë nuk i prek. Edhe tek qershia mund të ketë dëmtime rreth 40% ndërsa kumbulla dëmi është më i pritshëm”, shtoi Arben Hysolli.
Se sa është dëmi i shkaktuar në qarkun e Korçës tek drufrutorësh ende nuk është i qartë, por pritet rritja e temeperaturave për të dalë në një konkluzion më të saktë.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri