Kryebashkiaku i Kievit thirrje Perëndimit për më shumë armë

27 Prill 2022 | 10:57

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Kliçko i ka lutur Perëndimin që të shtojë furnizimet me armë për të ndihmuar vendin e tij të mbrohet nga agresioni rus.

Kliçko i tha korrespondentes ndërkombëtare të Euroneës, Anelise Borges se megjithëse kishte shenja që jeta normale po rikthehej shenjat e luftës ishin sidoqoftë të dukshme.

Kryebashkiaku deklaroi se Rusia filloi pushtimin e saj për shkak të dëshirës së Kievit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Nuk është sekret që Putini dëshiron të rindërtojë Perandorinë Sovjetike”, tha Kliçko, duke shtuar se Moska “nuk e pranon vullnetin tonë”.

“Ne kurrë nuk kemi qenë agresivë dhe jam më se i sigurt se nuk do të jemi kurrë agresivë ndaj askujt. Njerëzit paqësorë jetojnë këtu në Ukrainë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026