Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli gjobitet për keqmenaxhimin e mbetjeve
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka vendosur të gjobisë kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli për keqmenaxhimin e situatës me mbetjet urbane.
Agjencia e ka marrë vendimin ndaj Lelit, duke arsyetuar se nuk janë marrë masat e duhura për pastrimin e qytetit edhe në një kohë kur është në kulmin e sezonit turistik.
Kjo gjobë nga AKM vjen pak kohë pas kritikave publike që kryeministri Rama ka lëshuar ndaj kryebashkiakut vlonjat, pikërisht për situatën me menaxhimin e mbetjeve.
Në disa mbledhje me kryetarët e bashkive, por edhe inspektime të ndryshme në Vlorë, Rama nuk e ka kursyer Lelin për keqmenaxhimin e mbetjeve.
Kjo nuk është hera e parë që Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjobit kryebashkiakët e vendit. Më 8 shkurt u gjobit me 500 mijë lekë gjobë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushin për mos menaxhimin e mbetjeve.
Po ashtu edhe kryebashkiakët e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe ai i Poliçanit, Adriatik Zotkaj për janë ndëshkuar për keqmenaxhimin e mbetjeve.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
Rama reagon për blogerët protestues: Na tregojnë moral ata që s’deklarojnë të ardhurat
Elbasan, Rama: Shqipëria po përballet me ‘rezistencë’ ndaj zhvillimit, shikoni Malin e Zi
- 09:52 Florentino Perez rizgjidhet president i Real Madridit, mposht Enrique Riquelme
- 09:49 Droni rus shkel sërish hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre avionët luftarakë
- 09:43 Zgjedhjet në Armeni, fiton partia e kryeministrit Pashinyan: Do të thellojmë lidhjet me Perëndimin
- 09:39 Incident në Moldavinë Lindore, një dron rrëzohet dhe shpërthen në zonën e Orheit
- 09:32 Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
- 09:20 Miqësi apo ndikim, pse po e viziton Xi Jinping Korenë e Veriut?