Kryemadhi kërcënon Tabakun: Kujdes kur përmend LSI-në

29 Mars 2022 | 21:51

Monika Kryemadhi kërcënoi Jorida Tabakun të ketë kujdes kur përmend emrin e LSI-së dhe çdo anëtari të saj.

“Nuk dua të merrem fare me zonjën Tabaku. Dua t’i bëj një gjë shumë të qartë, që të jetë shumë e kujdesshme kur të përmendi emrin e LSI-së sepse LSI-ja e bëri zonjën Tabaku nënkryetare bashkie,” – u shpreh Kryemadhi në studion e “Now” me Erla Mëhillin.

Kryetarja e LSI-së, akuzoi Tabakun se bashkë me Pëllumb Seferin emëronin gjithë edukatoret e kopshteve dhe çerdheve në Tiranë.

Kryemadhi i rikujtoi nënkryetares së PD-së se Shqipëria është fshat aq sa i madh, edhe i vogël dhe theksoi për të disatën herë se duhet të jetë shumë korrekte kur përmend Lëvizjen Socialiste për Integrim në Komisionin Hetimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026